“O Sa Mirë”, një serial i ri gjithë-shqiptar

16:29 / 5.09.2013

“O Sa mirë” titullohet seriali më i ri i cili së shpejti do të fillojë të transmetohet në ekranet tona televizive.

Seriali, i cili ka për temë bashkimin kombëtar, është një realizim i përbashkët i K-Studio dhe Digitalb, dhe ka mbledhur disa prej fytyrave më të njohura shqiptare të aktrimit.

Në serialin, i cili realizohet nën regjinë e Ilir Bokshit, do të luajnë Enver Petrovci, Olta Daku, Koço Devole, Helidon Fino, Xhevdet Jashari, dhe të tjerë.

Skenari, i realizuar nga Ard Islami dhe Erion Kame, tregon një ngjarje e cila zhvillohet në një shkollë e cila është hapur enkas për disa nxënës të privilegjuar, të mbledhur nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë.

Enver Petrovci do të luajë rolin e drejtorit të shkollës, ndërsa Koço Devole do të jetë njëri nga profesorët në të.

Seriali do të fillojë të transmetohet në fillim të muajit të ardhshëm, tetor, në kanalin T të paketës Digitalb. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.