“Pa teklif” me Teuta Krasniqin

14:52 / 22.02.2012

“Pa teklif” titullohet emisioni më i ri i cili do të drejtohet nga aktorja Teuta Krasniqi.

Emisioni në fjalë, i cili do t’u kushtohet vetëm femrave, pritet të startojë këtë të diel dhe do të transmetohet ekskluzivisht vetëm përmes platformës kabllore “Kujtesa”.

Gjatë një prononcimi për Telegrafi, Teuta ka pohuar se në këtë emision do të jetë të ftuara mysafire vetëm femra, të profesioneve të ndryshme, të cilat do të debatojnë për një temë të caktuar. Teuta ka pohuar se ky emision do të ketë edhe natyrë edukative.

“Pa teklif” do të startojë këtë të diel me fillim nga ora 21:00 në K Chanel. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.