“Passion”, 100 shpërblime për 10-vjetor

12:21 / 25.02.2013
Rrjeti i studiove të bukurisë, “Passion”, këtë vikend ka festuar 10-vjetorin e themelimit, që ishte arsye e fillimit të një loje shpërblyese për klientët e saj.

Ajo kishte filluar punën më 24 shkurt të vitit 2003 me një studio të vogël në Prishtinë, dhe tash pas dhjetë vitesh, “Passion” është një sinonim i studiove të bukurisë dhe ka arritur të krijojë një rrjet të pikave në vende të ndryshme në kryeqytetin e Kosovës.

“Ne e kemi zakon që çdo vit të festojmë përvjetorin e themelimit të Passion, gjithmonë duke mos i harruar klientët përmes ofertave të ndryshme. Mirëpo, ketë vit jubilar, edhe klientëve tanë ju kemi ofruar mundësinë që të fitojnë shumë shpërblime, si dhe te marrin shërbimet me zbritje”.

“Përmes Facebook-ut kemi organizuar një lojë shpërblyese, ku të gjithë kanë mundësi që të marrin pjesë në lojë, për të fituar njërin nga dy iPhone 5, apo një nga 98 shpërblimet tjera nga Passion. Për ata që dëshirojnë të luajnë (që të jenë pjesë e lojës shpërblyese) mjafton që ta Pëlqejnë (LIKE) dhe ta Shpërndajnë (SHARE) faqen tonë në Facebook dhe automatikisht do të hynë në garë për të fituar njërin nga shpërblimet. Qëllimi është i thjeshtë: duam që familja jonë të zgjerohet vazhdimisht!”, ka thënë Betim Gashi, CEO i rrjetit të studiove të bukurisë “Passion”, gjatë një prononcimi për Telegrafi.

Betimi po ashtu ka premtuar se ata do të vazhdojnë të zgjerohen edhe më tej si në shërbime ashtu edhe në numër të studiove. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
CULT
Shigjetari
Puna: Zhvillimi i shpejtë i ngjarjeve
Shendeti: Mos u shqetësoni pa arsye
Dashuria: Do të keni sukses në joshje
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
11:21 / 21.05.2013
Wayne dhe Coleen Rooney

Rooney bëhet baba për së dyti

Coleen Rooney ka lindur fëmijën e dytë të saj me Wayne Rooneyn, një djalë të cilin dyshja e kanë emëruar Klay Anthony.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:47 / 21.05.2013

S’kthen kush kusur 1, 2 dhe 5 centë

Që nga qarkullimi i monedhës euro, në Kosovë bizneset nuk i aplikojnë monedhat e kuqe si kusur ndaj konsumatorëve, ato 1 ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.