“Po T’Shoh Përmas”, këngë e rekordeve

16:21 / 23.05.2013

Kënga e lansuar të dielën nga hip hop grupi Tingulli 3nt, “Po T’Shoh Përmas”, ka arritur që në orët e para të lansimit të thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë.

“Po T’Shoh Përmas” brenda 24 orëve të lansimit ka arritur të mbledhë jo më pak se 328 mijë klikime në YouTube, që është një prej rekordeve më të mëdha në historinë e muzikës shqiptare qysh prej matjeve që bëhen në YouTube.

Sidoqoftë, kjo nuk është e tëra. Ka kohë që nuk mbahet mend që brenda katër ditëve një videoklip të arrijë mbi 600 mijë klikime.

Për këtë sukses të jashtëzakonshëm mjaft i matur shprehet Geti. Ai në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se për të është e zakonshme që një këngë të ketë sukses.

“Sukseset e këngëve tona kanë qenë gjithmonë në klikime, koncerte në shoubiz dhe në përgjithësi në skenën muzikore. Por, kjo ka qenë një këngë speciale, e cila është lansuar në kohën e duhur dhe pa dyshim se ky sukses është më se i pritshëm për ne”, ka theksuar Geti në një prononcim ekskluziv për Telegrafin.

Videoklilpi i kenges "Po T'Shoh Permas" karakterizohet me një performancë impresive nga Geti, i cili shoqërohet në një veturë luksoze në një ambient të mrekullueshëm nga bukuroshja Bleona Qereti në Tiranë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.