‘Sulltanesha Hurem’ është shtatzënë?

19:12 / 11.06.2013

‘Sulltanesha’ e famshme Hurem nga seriali “Shekulli madhështor” (“Muhtesem Yuzyil”), Meryem Uzerli, është në pritje të një fëmije - spekulojnë mediat turke.

Në muajin e kaluar, aktorja ka humbur vetëdijen pasi ka festuar episodin e 100-të të serialit, i cili e bëri të famshme dhe më pas është diagnostikuar me lodhje kronike dhe rraskapitje mendore.

Ajo u largua nga Turqia dhe u kthye në Berlin. “Jam keq. Nuk mund të duroj më asnjë ditë në Turqi. Po kthehem në Berlin”, pati deklaruar asokohe Meryem.

Mirëpo, nëse janë të vërteta ato që thuhen në mediat turke, ‘sulltanesha’ dhe i fejuari i saj, Can Ates, do të bëhen me fëmijë, dhe ka qenë pikërisht shtatzënia shkaktare e gjendjes së saj shëndetësore.

“Meryem ka kërkuar një pushim për shkak të një fëmije dhe për këtë arsye u largua drejt Berlinit, ndërsa martesa është vetëm një çështje ditësh”, raportojnë mediat.

Sido që të jetë, aktorja nuk do të jetë më pjesë e serialit mjaft të shikuar edhe në trevat shqiptare. /bw/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.