‘Viktima’ Arian Çani (Video)

18:36 / 21.05.2013

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njohura të skenës shqipe, është bërë viktimë e autorit të emisionit Vikendi në RTK, Blerim Peci.

I njohur për veprimet e tij komike, Peci fillimisht e ka lënë të presë disa minuta protagonistin që do t’i bënte intervistë, më pas e ka prezantuar atë me lëvdata të mëdha dhe porsa Çani e ka hapur gojën të flasë, ai e ka përfunduar intervistën.

“Arsyeja përse intervista ishte e shkurtë, është fakti se Arian Çani disa herë refuzoi që të japë intervistë me arsyetimin se nuk ka kohë... Na vjen keq Arian, tjera herë më i kujdesshëm ndaj kolegëve nga Kosova!”, shkruhet krahas videos të publikuar në YouTube. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.