Jolie hap shkollë në Afganistan

13:48 / 2.04.2013

Angelina Jolie është një zonjushë vërtet bamirëse – ajo ka hapur një shkollë në Afganistan.

Aktorja 37-vjeçare ka krijuar një institucion edukativ vetëm për vajza, që do të shërbejë për 200 deri në 300 studente – menjëherë jashtë Kabulit dhe shpreson kjo të jetë e para në listën e shkollave të saj.

Angelina planifikon të krijojë më shumë shkolla duke shitur koleksionin e saj të bizhuterive të dizajnuara vetë nën markën “Style of Jolie”, me 100 për qind të fitimeve që do të shkojnë në fondacionin e saj të ri “The Education Partnership for Children of Conflict”.

“Përtej kënaqësisë artistike të dizejnimit të atyre argjendarive, ne jemi të inspiruar duke ditur se puna jonë po ashtu i shërben një qëllimi të përbashkët duke u ndihmuar fëmijëve në nevojë”, ka thënë aktorja. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.