Ka më shumë këngë të palansuara të Amyt

16:05 / 28.12.2012

Babia i këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse, ka deklaruar se ka një koleksion personal të palansuar të këngëve të vajzës së tij, por nuk është i sigurt nëse ndonjëherë ato do të publikohen.

Mitch Winehouse ka zbuluar se ai ka këngë të Amyt të regjistruara me orkestrin kombëtar britanik të të rinjve, por nuk është i sigurt nëse ndonjëherë do të lansohen projektet e saj.

“Unë kam edhe ca gjëra të regjistruara të saj me orkestrën kombëtare të jazz-it, por nuk e di nëse ato do të publikohen ndonjëherë. Janë këngë shumë të mira, në interpretim ‘live”, ka potencuar Mitch. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.