Kaos dhe NRG Band në ndihmë të Naronit

22:50 / 28.01.2013
Grupet kosovare, ai i repit Kaos dhe i muzikës së lehtë, NRG Band, janë pjesë e një mbrëmje humanitare që mbahet të mërkurën ne Duplex Club Prishtina në ndihmë të Naronit të vogël.

Rasti i Naronit ka ngritur një mobilizim mbarëkombëtar në rrjetet sociale dhe në të gjitha sferat tjera, ndërsa pa ndihmuar nuk kanë mbetur as yjet e estradës si Kaos dhe NRG Band.

Ata do të performojnë të mërkurën mbrëma pa pagesë në Duplex Club Prishtina dhe të gjitha mjetet do t’i shkojnë fondacionit të ngritur për shërimin e Naronit të vogël.

Naroni është një foshnje që është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë në mëlqi, ndërsa transplantimi është i pashmangshëm. Dhe, për transplantimin e mëlqisë duhen 125 mijë euro, shumë e papërballueshme kjo për familjen e Naronit.

Klinika e Regensburgut në Gjermani është në gjendje gatishmërie që në momentin e deponimit të shumës së të hollave të lartpërmendur të trajtojë dhe rikthejë normalisht në jetë Naronin e vogël.
Edhe ju mund të ndihmoni, duke shkuar në këtë mbrëmje ku pos që do të argëtoheni edhe do të kontriboni, por për më shumë informacione klikoni këtu - > Një mëlçi e re për Naronin. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ndihmo Naronin, të mërkurën në Duplex Club Prishtina
Ndihmo Naronin, të mërkurën në Duplex Club Prishtina
CULT
Binjaket
Puna: Takimet po ju lodhin
Shendeti: ‘Shkarkojeni’ trurin
Dashuria: I jeni përkushtuar pjesës tuaj më të mirë
CULT

Dafina Zeqiri - Bloodah
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.