Kaos sot publikojnë këngën e re
Kaos do të publikojnë sot këngën më të re të tyre të quajtur “Ngoje zemrën tem”. Grupi Kaos ka përfunduar projektin e tyre më të ri, këngën “Ngoje zemrën tem”, të cilën sot, në orën 18:00, do ta lansojnë në rrjetin muzikor “YouTube”.
Në faqen e tyre zyrtare, këtë herë do të lansohet vetëm kënga, ndërsa pritet që shumë shpejt të sillet në treg edhe me klip. /Telegrafi/