Kastro Zizo me emision dashurie

16:00 / 21.12.2012
Kastro Zizo rikthehet në skenë me dy emisione, ku njëra prej tyre e sheh atë si një mjek i dashurisë.

Prej daljes në skenë problemet në jetën private nuk i përfunduan asnjëherë Zizos.

Këngëtari vite më parë ishte i martuar me një vajzë jo të njohur në media, me të cilën ai ka një fëmijë. Por, kjo lidhje përfundoi shumë shpejt, për shkak të problemeve të tij me alkoolin.

Vite më vonë, këngëtari gjeti veten në krahët e moderatores kosovare, Erleta Hoti. Edhe pse lidhja e tyre u diskutua mjaft shumë, janë apo nuk janë në lidhje, ata sollën në jetë një vajzë. Edhe kjo lidhje, gjeti fundin shumë shpejt.

Këso lloj eksperienca, Kastro ka përjetuar shumë në jetën e tij, sa që ka vendosur të ideojë edhe një emision me lidhjet e tij të dështuara.

“Është një lloj autoironie që i bëj vetes. Ku ka më mirë se unë për të folur për dashurinë, me aq fejesa e martesa sa kam lënë pas krahëve! I kam kaluar të gjitha dhe tani i iluminoj njerëzit. Është një reality shou me nuanca ‘fiction’ dhe që do të më ketë protagonist mua, por jo vetëm. Do të jem së bashku me disa personazhe të tjerë. Unë vij vërdallë nëpër Tiranë apo Shqipëri dhe kam kamera që më ndjekin ngado. Do xhirohet thuajse gjithçka, vetëm disa intimitete nuk do xhirohen", ka thënë Kastro.

“Doctor Love” quhet emisioni i cili do të fillojë transmetimet të hënën, një herë në javë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Kastro Zizo
Kastro Zizo
CULT
Demi
Puna: Jeni protagonist kryesor
Shendeti: Lodhje muskujsh
Dashuria: Ju pëlqen situata aktuale
CULT

Gena & Flori - Jo vetëm fjalë
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.