Kënga e re e Leona Lewis, hit i radhës
Kënga e re e Leona Lewis, “Trouble”, ka një kohë të gjatë që po pritet nga fansat e saj, ndërsa tani ka ardhur koha për publikimin e këngës që konsiderohet dhe pritet të jetë hit i madh.
Kënga e punuar së bashku me yllin tjetër britanik, Emeli Sande, debuton në radio të martën e ardhshme dhe sipas ekspertëve pritet të jetë hit i jashtëzakonshëm.
Leona Lewis është duke punuar në albumin e saj të ri “Glassheart” që është pritur të lansohet nëntorin e kaluar, por do të publikohet më 14 tetor të këtij viti. “Trouble” bën pjesë në albumin e ri.