Kënga “Screw You” nuk i dedikohet Ashley Cole
Këngëtarja britanike, Cheryl Cole, ka deklaruar se kënga e saj e re me titull “Screw You” nuk i dedikohet ish-burrit të saj, futbollistit anglez Ashley Cole.Disa nga vargjet e këngës “Screw You” janë kështu: “Nuk të dua më, të kam dashur shumë, por ty kurrë nuk të ka interesuar...”.
“Nuk e kam pasur në mendje Ashleyn, por është e qartë se mund të interpretohet ashtu”, ka thënë Cheryl për Capital FM.
E pyetur nëse frikësohet se mos ndoshta edhe ish-burri i saj shkruan këngë për të, këngëtarja ka thënë si me shaka se do të ishte gjë e keqe, pasi ai nuk ka shije për muzikë. /Telegrafi/