Këngëtaret që fituan më së shumti gjatë vitit 2012

19:28 / 31.12.2012
Gjatë vitit që lamë pas është folur shumë për këngëtaret, si Britney Spears, Beyonce dhe Rihanna. Zëri i tyre dhe fama u sollën miliona dollarë, po ashtu ato dëshmuan se janë femra që udhëheqin me botën.

Më poshtë ju sjellim listën e këngëtareve që kanë fituar më së shumti gjatë vitit 2012:

1. Britney Spears (58 milionë dollarë)
Princesha e muzikës pop është e para në listën e Forbes me më së shumti para të fituara në botën e muzikës. Turnetë, investimet dhe linja e parfumit ‘Elizabeth Arden’ janë meritore për shumën e madhe të parave në llogarinë e saj. Albumi i fundit i 31-vjeçares, “Femme Fatale”, mori certifikatë platini në Shtetet e Bashkuara.

2. Taylor Swift (57 milionë dollarë)
Ylli i muzikës ‘country’ ka përfituar më shumë se një milion dollarë për një mbrëmje gjatë turneut të vitit 2012. Para i kanë sjellë edhe sponsorët CoverGirls dhe Sony, si edhe albumi “Red”, i cili në javën e parë u shit në 1.2 milion kopje.

3. Rihanna (53 milionë dollarë)
Bashkëpunimet me Vita Coco dhe Nivea, pastaj parfumi Reb'l Fleur dhe turneu me shumë koncerte, e pozicionojnë hitbërësen e shumë këngëve lartë në listën e përfitimeve për vitin që lamë pas.

4. Lady Gaga (52 milionë dollarë)
Shumicën e parave, Gaga e fitoi nga shitja e albumit, por përfitime i solli edhe parfumi ‘Fame’. Pasojnë turneu edhe albumi i ri.

5. Katy Perry (45 milionë dollarë)
Është këngëtarja e vetme krahas Michael Jacksonit që pesë këngë nga i njëjti album kanë zënë pozitën e parë nëpër top-lista. Vajza nga Kalifornia ka përfituar para të majme nga turneu “California Dreams”.

6. Beyonce (40 milionë dollarë)
Pas lindjes së vajzës në muajin janar, Beyonce Knowles u tërhoq paksa nga performancat në skenë, mirëpo ajo vazhdon të përfitojë nga hitet e vjetra dhe aktivitetet që nuk janë të lidhura me muzikën. Linja e saj e rrobave, ‘House of Dereon’ po korr sukses. Do të pasojë kontrata e re që do ta nënshkruajë me Pepsi (e vlefshme 50 milionë dollarë), si edhe publikimi i albumit të ri.

7. Adele (35 milionë dollarë)
E kanë gabim ata që thonë se CD-të nuk shiten dhe ka rënë përfitimi nga albumet. Britanikja e suksesshme ka shitur më shumë se 23 milionë kopje të albumit “21” që doli në shkurt dhe falë angazhimit të saj fitoi gjashtë çmime Grammy.

8. Sade (33 milionë dollarë)
Nigeriania me nënshtetësi britanike ka përfituar më shumë para falë turneut, në të cilin mbajti më shumë se 100 koncerte në një periudhë të shkurtër.

9. Madonna (30 milionë dollarë)
Turneu i fundit, investitorët, linja e këpucëve, parfumi, si edhe honorarët nga hitet e vjetra, i kanë sjellë Mbretëreshës së muzikës pop një shumë të mirë parash.

10. Shakira (20 milionë dollarë)
Kolumbiania, e cila në pjesën më të madhe të vitit ishte shtatzënë, është e dhjeta në listën e përfitimeve për vitin 2012. Ajo fitoi nga pjesëmarrja në spektakle të drejtpërdrejta, shitja e albumit dhe parfumi i ri ‘Elixir’.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Britney Spears, Foto: Getty Images
Britney Spears, Foto: Getty Images
CULT
Binjaket
Puna: Keni ide të reja për të shtuar të hyrat
Shendeti: Shmangni alkoolin
Dashuria: Jeni emotiv dhe të lëndueshëm
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
11:04 / 22.05.2013
Jennifer Aniston

Aniston ka qarë për Jolien

Jennifer Aniston raportohet se ka qarë kur ka dëgjuar për largimin e dyfishtë të gjinjve të Angelina Joliet dhe tash dës...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
10:52 / 22.05.2013
Foto: Arkiv

Pulat e Fushë Kosovës!

Komuna e Fushë Kosovës ka investuar në “kultivimin” e pulave vojse. Në fillim të javës së ardhshme kjo komunë do t'...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.