Kidman ndihmon Holmes të ndahet nga Cruise
Nicole Kidman raportohet se i ka ndihmuar Katie Holmes të ndahet nga Tom Cruise.Kidman ishte e martuar me Cruise nga viti 1990 deri në vitin 2001. Së fundi Holmes ka aplikuar për divorc nga aktori pas pesë vitesh martesë.
“Ata kanë biseduar gjatë disa javëve të kaluara. Nicole ka qenë shumë përkrahëse, duke i thënë se edhe ajo ka kaluar nëpër këtë gjë dhe duke këshilluar si ta kalojë më lehtë”, ka thënë burimi për Us Weekly. /Telegrafi/