Kisha në Amerikë me ikonat e mjeshtrit shqiptar

0:25 / 4.02.2013
Në hyrje të një kishe ortodokse, të merren sytë nga ikonat ndriçuese që shpërfaqin Krishtin, Shën Marinë, engjëjt, shenjtorët dhe ngjarje të tilla, si lindja dhe ringjallja, duke e krijuar pamjen e një “teologjie me ngjyra”. “Është një dritare drejt parajsës”, thotë Timothy Cremeens, përgjegjës për kishën shqiptare që mban emrin “Shën Mëria” e që gjendet në rrugën “Salisbury”, 535, në Worcester të Amerikës.

“Është një gjë mahnitëse”, thotë anëtari i vjetër i kishës, George Laska, teksa flet për 169 ikonat në mur. Ato janë të vizatuara në formë kubesh. Të tilla vizatime ka edhe në kisha të tjera, sikur ajo e Shën Pjetrit në rrugën “Paul Chapel”.

Diçka tjetër që të lë gojëhapur në kishën shqiptare “Shën Mëria” është se të gjitha këto janë vepër e një personi të vetëm, ikonigrafistit shqiptar Dhimitri Cika, me origjinë nga Shqipëria, por që jeton në Worcester, transmeton sot Koha Ditore tekstin e publikuar në Telegram.

“Ne jemi një komunitet shumë unik në këtë vend”, thotë Cremeens.

“Po mundohemi që të mendojmë nëse mund të gjendet ndonjë mjeshtër tjetër i ikonave, por nuk kemi mundur ta gjenim”, ka shtuar ai. /Telegrafi/KohaDitore/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
CULT
Bricjapi
Puna: Keni shumë kohë të lirë
Shendeti: Merruni me ndonjë sport
Dashuria: Do të bëni një udhëtim të shkurtë bashkë
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.