Klepto së shpejti me këngë dhe klip të ri

18:15 / 5.12.2012

Reperi i grupit TBA, Klepto, ka paralajmëruar lansimin e projektit të tij të ri, të titulluar “Klepto in this Bitch”.

Kënga e cila është punuar nga Kico dhe Torch, tashmë është lansuar si ‘trailer’ në YouTube dhe ka arritur të grumbullojë për dy ditë 30 mijë shikime.

Klepto në këngën e re shihet ekstravagant me shumë vetura përreth dhe si gjithmonë, si gangster i përcjellur nga policia.

Së fundmi edhe anëtarët e BabaStars janë paraqitur me një këngë të titulluar “We Doin This” dhe kënga “Klepto in this Bitch” nga shumë konsiderohet si kundërpërgjigje për BabaStars. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.