Knowles: Të qenit nënë, më ka bërë më seksi

14:23 / 24.01.2013

Beyonce Knowles thotë se të qenit nënë e bërë atë të ndjehet më seksi se kurrë më parë.

Këngëtarja, e cila në janarin e vitit të kaluar (tash një vit) mirëpriti vajzën Blue Ivy Carter, fëmijën e parë të saj me burrin Jay-Z, ka zbuluar se vajza mes tjerash ka përmirësuar edhe jetën e saj seksuale.

“Lindja më ka bërë të kuptoj fuqinë e të qenit femër. Unë kam shumë më shumë substancë në jetën time. Dhe të shpreh ngazëllimin dhe senzualitetin dhe lidhjen që kam me burrin – jam shumë më komforte tash. Në fakt ndjehem sikur fëmija më ka njoftuar me veten”.

“Kam qenë e pavarur para se të takoj burrin, dhe ne kemi një joshje natyrale dhe një lidhje të përkryer, dhe kjo është e bazuar në gjërat në të cilat supozohet të bazohet një lidhje”, ka thënë Beyonce. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.