Konfirmohet roli i Ritës në “Fast & Furious 6” (Video)
18:42 / 6.02.2013
Një paraqitje pakëz më e zgjatur e filmit “Fast & Furious 6” ka konfirmuar pjesëmarrjen e yllit të muzikës pop, Rita Ora, në të këtë film mjaft të popullarizuar.
Në videon promovuese, hitbërësja e këngës “R.I.P.” shihet duke startuar një garë në mes të karakterit që luan Vin Diesel dhe një garuesi tjetër.
Është thënë se këngëtarja me origjinë shqiptare e ka mposhtur Rihannan për të siguruar një rol në vazhdimin e gjashtë të “Fast & Furious”.
Ndërkohë, burime të The Sun kanë thënë se producentët e filmit kanë thënë se 22-vjeçarja është angazhuar për shkak të orarit të ngarkuar të Rihannas.
Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora e provon veten si aktore, ajo ka luajtur edhe në dramën e vitit 2004, “Spivs”, në rolin e një vajze shqiptare (Rosanna) së bashku me Deni Hoxhën, i cili luan rolin e vëllait të saj. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.