Konfirmohet: Tony Scott bëri vetëvrasje
Ekzaminimet patologjike mjekësore kanë konfirmuar se regjisori Tony Scott ka bërë vetëvrasje.Rezultatet preliminare të autopsisë patën treguar se filmbërësi i “Top Gun” në gjakun e tij kishte pasur nivele terapeutike të një antidepresivi, si edhe të një bari për gjumë.
Ndërsa tashmë është konfirmuar se veprimi i Scott (kërcimi nga një urë më 19 gusht në Los Angeles) kishte qenë i vullnetshëm.
Në raport thuhet, po ashtu se regjisori nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë. /Telegrafi/