Kontrollohet prona dhe shtëpia e Will Smith
Forcat policore të Los Angelesit e kanë befasuar çiftin e famshëm, Smith, pasi kanë trokitur në derën e tyre në pronën në Calabasas.Will Smith dhe Jada Pinkett Smith po organizojnë një drekë për Zonjën e Parë të SHBA-ve, Michelle Obama, ndërsa policia është dashur ta bëjë punën e vet për çështje sigurie.
TMZ raporton se në drekë do të jetë e pranishme edhe aktorja Salma Hayek, ndërsa shpenzimet bazë për drekën do të kushtojnë rreth 2.500 dollarë.
Ndërkaq, nëse dikush nga mysafirët do të kërkojë të fotografohet me gruan e presidentit do të paguajë 10 dollarë. /Telegrafi/