Kunis nuk është shtatzënë
Aktorja me origjinë ukrainase, Mila Kunis, ka përgënjeshtruar lajmet rreth shtatzënisë së saj.Gjatë fundjavës që lamë pas, 29-vjeçarja është fotografuar me të dashurin e saj, Ashton Kutcher, ndërsa faqet e thashethemeve kanë spekuluar se aktorja është përpjekur ta mbulojë barkun.
Megjithatë, zëdhënësi i aktores ka mohuar fjalët rreth shtatzënisë së saj.
“Ajo nuk pret fëmijë”, ka thënë zëdhënësi për Gossip Cop. /Telegrafi/