Kureshtarët në “Pafundësinë” e Rosela Gjylbegut

10:42 / 25.08.2012

Nëse do të kërkonim një fjalë të përshtatshme për të etiketuar performancat e saj, idealja do të ishte: “rrëqethëse”. I ka kënduar dashurisë plot ndjenjë, ka shpërfaqur një vokal të jashtëzakonshëm dhe pjekuri artistike.

Dikur një vajzë e vogël, që zbulonte pasionin për këngën në spektaklin “Ethet e së premtes mbrëma”, sot një zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, që nuk ka lënë aspak në plan të dytë dashurinë e madhe për muzikën.

Shkodrania simpatike Rosela Gjylbegu së fundmi ka publikuar klipin e titulluar “Pafundësi”. Ajo ka realizuar një klip plot ngjyra, sipas kërkesave të kësaj stine. Por cilët janë bashkëpunëtorët që e sollën vajzën në një tjetër version, larg baladave të përhershme? Si e ka pritur publiku këngën sipas optikës së vetë protagonistes? Cilat janë planet e së ardhmes në aspektin artistik? Po atë politik?
Në këtë intervistë tejet të sinqertë ajo tregon për punën në Kuvend, miqësitë me kolegët titullarë, verën e vështirë të këtij viti dhe... mbërrin deri në pafundësi!

“Pafundësi” është titulli i klipit më të ri që publiku shqiptar po shijon këto ditë të nxehta. Na zbulo diçka më tepër rreth tij.
Kënga ime më e fundit është një produksion i “Threedots”, kompozuar nga Kledi Bahiti dhe tekst nga Zhaku. Fabula flet për dashurinë, kësaj radhe të shpre¬hur ndryshe dhe thjeshtë. Ky bashkëpunim lindi nga dëshira ime për të punuar me Kledin, pasi kisha vite që dëgjoja punët e tij të suksesshme. Më pëlqente shumë fakti që melodisë i jep ndjeshmëri, nga ana tjetër Zhaku i jep peshë fjalës, e' cila për mua ka rëndësi të veçantë. Kështu lindi “Pafundësi”!

 

“Deri në pafundësi...” ke bërë ndonjëherë deklaratë të fortë? Nëse po, kujt ia ke dedikuar?
Për këtë duhet ta pyesni tekstshkruesin, Zhakun! Ia kaloj asaj stafetën.

 

Në cilën fushë do të doje të dominojë pafundësia?
Mbi të gjitha në anën humane, njerëzore, shpirtërore.

 

Po rruga e zemrës a ka fund?
Në varësi të disa faktorëve...

“Jo, këtë nuk e merituam, jo...”Çfarë të kujton kjo frazë? Kur fundi është i pamerituar?
Më kujton këngën time në bashkëpunim me Sinan Vllasa1iun, nën titullin “Formula e lumturisë”. Fund i pamerituar? Ka ardhur me patjetër për një arsye.

 

Ke rezultuar gjithnjë tejet e suksesshme me bala¬dat e tua. Pse ky ndryshim këtë radhë?
Unë nuk mendoj se është një ndryshim tejet i madh. Kam vite që këndoj dhe vërtet kam dalë me balada përgjithësisht, por tek “Ethet” jam përgatitur në zhanre të ndryshme muzikore, ndaj nuk ishte aspak e vështirë. Meqë jemi në stinën e verës, njeriu ka nevojë për ritme, energji pozitive dhe mendova të sillja diçka të re e të freskët që të përshtatet me shijet koherente të muzikës.

 

Kënga i ka përmbushur pritshmëritë apo i ka tejkaluar ato?
Ka shumë njerëz që e kanë dëgjuar dhe pëlqyer, ka akoma shumë të tjerë që ndoshta nuk e kanë parë, ndaj t'i japim pak kohë. Pastaj sidoqoftë unë kënaqem lehtë dhe mjaftohem me pak, por gjithmonë një këngë e mirëpritur nga publiku më bën të jem më aktive, më e vëmendshme për të punuar fort për produksionin e radhës.

 

Identifikohesh si një këngëtare tepër e korni¬zuar, brenda stilit tënd të rregullt. Çfarë të kushtë¬zon?
Mua nuk më kushtëzon asgjë. Kështu kam qenë gjith¬monë, është pjesë e natyrës dhe karakterit tim.

 

Kush kujdeset për pamjen tënde?
Zakonisht vetë merrem me këtë pjesë, jam e dhënë pas detajeve dhe kujdesem për to deri në fund.

Si po shkon puna në Kuvend?
Shumë mirë, është një eksperiencë absolutisht e vlef¬shme.

 

Ambiciet për të ardh¬men lidhur me imazhin e një zyrtareje?
Të paktën momentalisht (se jetës asnjëherë nuk i dihet) nuk e shoh veten tek politika. Ndoshta është shpejt, jam tepër e re.

 

Na trego disa prej em¬rave të njohur të politikës shqiptare me të cilët ruan raporte të afërta...
Nuk besoj së është e nevojshme të përmend emra. Thjesht më bëhet qejfi tek marr urime dhe vlerësime nga personalitete të larta, është kënaqësi e veçantë.

 

Po të artistëve?
Kam shumë miq e dashamirës kolegë, e respektojmë punën e njëri-tjetrit.

 

Ke një theks tipik shkodran: je përpjekur ndon¬jëherë ta ndryshosh? Çfarë elementi të personalitetit tënd shpërfaq ai?
Nuk jam përpjekur ta ndryshoj asnjëherë, sepse diale¬kti shkodran është kaq i ëmbël. Megjithatë, të paktën nëpër emisione televizive apo dalje publike, përpiqem të flas në gjuhë letrare për çështje etike dhe për të respektuar publikun.

 

Si përfundim, e gjete formulën e lumturisë?
Jam ende në kërkim...
 

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.