‘Labi, Ermali e Remzia duan të humbin në peshë’
Në një intervistë për ‘Zëri’, këngëtarja Linda Halimi ka folur edhe rreth suksesit që po arrin me qendrën e dobësimit.“Gjatë qëndrimit tim në Tiranë, ku dhe humba kilogramët, menjëherë më lindi ideja për ta hapur edhe në Kosovë një qendër të tillë dhe brenda pak muajve e hapa. Thënë të drejtën jam shumë e kënaqur me numrin e klientëve, sepse ka shumë prej tyre që kanë probleme me mbipeshën”.
“Ndërkaq, sa u përket personave publikë, ka shumë prej tyre, si p.sh. kolegët e mi, Labinot Tahiri, Remzie Osmani, pastaj Ermal Fejzullahu e shumë të tjerë, të cilët janë të interesuar të humbin peshë”,ka thënë Linda. /Telegrafi/