Labinot Tahiri me album dhe videoklip të ri

14:22 / 22.04.2010

Këngëtari Labinot Tahiri vazhdon me projektet e reja muzikore. Ai tani sapo ka përfunduar albumin e tij të fundit, i cili do të nxirret në treg gjatë javës se ardhshme.

Albumi titullohet “Pa drejtësi në dashuri”, dhe ka 12 këngë me disa zhanre muzikore, raporton e përditshmja “Kosova Sot”.

Labi në këtë album ka bashkëpunuar me Avni Qailin,Ilir Beranin,Virusin, Ardian Kastratin, Shkumbin Azizin, Gaboron etj.

“Është një album më këngë të përgatitura mirë dhe kuptimplota. Kam bashkëpunuar me krijues të shumtë në mënyrë që albumi të del sa ma kualitativ, dhe njëherit shpresoj te pëlqehet nga publiku”, ka thënë Labi .

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.