Leonora, fituese e Videofest 2014

Publikuar: 23:33 / 13.06.2014
Leonora, fituese e Videofest 2014
0shares
komente

Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi, e ka fituar çmimin kryesor të Starcard Videofest 2014 për videoklipin e këngës “Vajza e Kojshisë”.

Ishte kjo një mbrëmje e pazakontë për sferën e shoubizit, pasi ishte mbrëmje ku është dashur të shpërblehen më të mirët.

E më të mirët munguan në këtë spektakël të mbajtur edhe pse as të pranishëm të shkëlqyer nuk munguan.

Në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë është mbajtur Starcard Videofesti 2014, ku së pari artistët kaluan tepihun e kuq, e më pas edhe u ndanë çmimet.

Babastars, Pint, Elephant, Tuna, ThreeDots, kompani e artistë të tjerë ishin që munguan në këtë organizim, që la edhe zbraztirë në sallë.

Ledri fitoi çmimin “Best Hip Hop”, kurse Dafina Zeqiri e fitoi çmimin për “Bashkëpuminimin më të Mirë” me Dj Blunt dhe Real 1.

E pikërisht Ledri dhe Dafina u bashkuan në skenë për një projekt të ri, të cilin e performuan duke shkëmbyer puthje. Kjo ishte edhe pika kulminante e kësaj mbrëmje, ku dy yjet shkëlqyen në skenën e Videofestit.

Në fund ishte Mimoza Kusari Lila e cila nën prezantimin e shkëlqyer të Benet Kaçit ndau çmimin kryesor – atë të “Videospotit më të Mirë për vitin 2014”.

Ky çmim i takoi Leonora Jakupit me këngën “Vajza e Kojshisë”, videoklipi i punuar nga Max Production. Çmimin Leonora ia dedikoi babit të ndjerë të saj.

“Ka 20 vite që jam në skenë, por 16 vite pa babain tim. Ky çmim i dedikohet atij”, u shpreh Leonora. /Telegrafi/


Çmimet e ndara në Videofest: 

1.Video Spoti më i mirë në konkurrencën e grupeve Offcestra.

2.Video Spoti më i mirë në bashkëpunim Dafina Zeqiri ft Dj Blunt & Real 1- Veq met pas ty

3.Video Spoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve apo best male Getho Geasy- E nxonme

4.Video Spoti më i mirë i zhanrit Pop Alban Skenderaj- Mrekullia e tetë

5.Video Spoti më i mirë i zhanrit Rock Shapt Deda

6.Video Spoti me regjin më të mirë Dafina Zeqiri-Time Out

7.Video Spoti më i mirë në konkurrencën Best New Artist Era Istrefi- Money për Money

8.Video Spoti më i mirë i zhanrit Best Hip Hop Ledri Vula- 100 probleme

9. Video Spoti më i mirë në konkurrencën e femrave Leonora Jakupi- Vajza e Kojshis

10. Video Spoti më i mirë në zhanrin Pop Folk Skivi ft Mimoza Shkodra e Nora Istrefi- Na

11.Video Spoti më i mirë në konkurrencën RnB Dafina Zeqiri-Hajde ma knej

12. Video Spoti me styling më të mirë Era Istrefi- Edehun

13.Leonora Jakupi- Vajza e Kojshis

14.Video Spoti më i mirë në kategorinë Dance Adrian Gaxha ft Floriani & Skivi- Welcome to Prishtina

15. Video Spoti më i mirë duet Tuna ft Cosman-Fenix

16.Video Spoti me Performancën më të mirë Era Istrefi- E dehun

17.Video Spoti më i mirë Leonora Jakupi-Vajza e Kojshis

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.