Lindsay në ‘shtrat’ me Charlie Sheen
Dy aktorët problematik, Lindsay Lohan dhe Charlie Sheen do të jenë pjesë e filmit “Scary Movie 5”, ku adhuruesit e tyre mund t’i shohin në disa skena së bashku. Seria e fundit e komedisë “Scary Movie 5” pritet t’i shohë dy aktorët në rolin e dy të dashuruarve, ku nuk do të mungojnë as skenat seksuale, pasi kjo nuk ka qenë problem të pranohet nga të dy aktorët.
Viti i ardhshëm do të jetë shumë i zënë për Lindsay Lohan, pasi ajo do të jetë edhe pjesë e një filmi tjetër, xhirimet e të cilit posa kanë filluar.
Filmi “Scary Movie 5” do të lansohet nëpër kinema vitin e ardhshëm.