Lively në filmin për Freddie Mercuryn

23:51 / 25.03.2013

Aktorja amerikane, Blake Lively, do të luajë në filmin mbi jetën e frontmenit legjendar të “Queen”, Freddie Mercury.

25-vjeçarja do ta portretizojë Mary Austinin, ish-të dashurën e këngëtarit të ndjerë, njofton The Sun.

Çifti ishte i pandashëm në vitet e shtatëdhjeta, derisa Mercury pati një aferë me një mashkull. Megjithatë, ata mbetën miq të mirë deri në vdekjen e rokerit nga AIDS-i në vitin 1991.

Sacha Baron Cohen do ta luajë rolin e Freddie Mercuryt, ndërsa regjisori Tom Hooper do ta drejtojë xhirimin e filmit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.