Lorik Cana, në videoklipin për luftëtarët e Gjakovës
Aktori dhe këngëtari Kushtrim Hoxha, i është përkushtuar punës për këngën tij të radhës. Këngë kjo e cila do t’iu kushtohet djemve dhe vajzave që luftuan në luftën e vitit 1999.Në këtë videoklip, i cili është xhiruar këto ditë, një ndër mysafirët do të jenë edhe tifozët Kuqezinjtë të Gjakovës, të prirë nga futbollisti Lorik Cana.
Në këtë videoklip do të jenë qindra tifozë të veshur me ngjyrat kombëtare, kuq e zi. Ky videoklip do të përfshijë të gjithë luftëtarët dhe dëshmorët të Gjakovës. /Telegrafi/