LSHK me aktivitete në Zvicër
Në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të 4-vjetorit të Republikës së Kosovës, u mbajtën disa veprimtari letrare e kulturore në Gjenevë, në Bernë e në Cyrih të Zvicrës.Organizimi u bë nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës, si dhe shoqatat që veprojnë atje – “Pranvera ‘81”, Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër etj.
Mbështetje për këtë ka dhënë edhe Ambasada e Kosovës në Bernë,

Shkrimtarët nga Kosova dhe krijues që jetojnë e punojnë në Zvicër, lexuan poezi e prozë, kurse u organizuan edhe ligjërata e diskutime për tema të ndryshme, si identiteti dhe prirjet në jetën kulturore shqiptare, norma letrare dhe “prirjet” e ndryshme.
Me poezi, prozë, ligjërata e diskutime u paraqitën Shyqri Galica, Begzad Baliu, Arben Hoxha, Jakup Halimi, Agim Paçarizi, Buqe Avdiu, Enver Pajazitaj, Besnik Camaj, Saime Isufi, Shaip Beqiri, Muharrem Blakaj, Gëzim Ajgeraj, Fehmi Berisha, Mehmet Bislimi etj.
Interesimi i pjesëmarrësve të diasporës ishte i dukshëm, kurse veprimtari të përbashkëta me ta LSHK-ja do të zhvillojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/