Madonna ua ndalon fansave duhanin

20:57 / 21.12.2012
Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka reaguar ndaj fansave që kanë pirë duhan në koncertin e saj në Kili.

Gjithçka kishte filluar gjatë provave të zërimit në koncertin e mbajtur në Santiago, ndërsa në një moment tymi i duhanit ia kishte mbuluar fytyrën divës së muzikës.

“Ndalni cigaret ose nuk do të këndoj”, ka kërcënuar këngëtarja.

“Disa njerëz po pinë duhan tash, mos pini, sepse nëse tymosni do ta anuloj koncertin”, ka shtuar Madonna, mirëpo fansat kishin menduar se ajo tallej.

Në vazhdim, ajo e ka kapur një fans duke i bërtitur: “Shikon drejt në mua dhe pi cigare, sikur të jem një idiote e marrë”.

Duke parë se nuk mund të shtyheshin me të, fansat i kanë hedhur cigaret, ndërsa Madonna ka vazhduar të këndojë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Madonna, Foto: Getty Images
Madonna, Foto: Getty Images
CULT
Peshorja
Puna: Po lavdëroheni tepër
Shendeti: Bëni disa seanca relaksi
Dashuria: Ndjeheni këndshëm
CULT

Dafina Zeqiri - Bloodah
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.