Magnituda me “Jack, Rock dhe Tripa”

9:43 / 17.02.2013

Rock grupi shqiptar, Magnituda, ka publikuar projektin më të ri të titulluar, “Jack, Rock dhe Tripa”.

 Kënga e realizuar nga vet pjestarët e bendit me në krye vokalistin Hysen Kafexhiu, kitaristët Gardalin e Lorent Shtavica ashtu si Besim Durguti  dhe Veton Kadirin , vjen si vazhdë e projekteve të rock grupit që po kërkon shpërthimin në skenën e muzikës shqiptare.

Grupi Magnituda pritet që në të ardhmen e afërt të debutojnë në treg me albumin e tyre të parë, teksa edhe më parë kanë realizuar hite të njohura si “Hesht” dhe “Kujtimi”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.