Më 17 shtator albumi i ri i Drake

19:01 / 22.06.2013

Reperi nga Toronto, Drake, ka bërë publike datën e publikimit të albumit të ri, “Nothing Was The Same”.

Albumi i tretë i 26-vjeçarit do të dalë në treg më 17 shtator, ndërsa do të pasojë albumet “Thank Me Later” (2009) dhe “Take Care” (2011).

Njoftimi për albumin e ri vjen vetëm disa ditë, pasi këngëtari paralajmëroi zgjatjen e turneut në Amerikën Veriore së bashku me yllin e muzikës R&B, Miguel.

Krahas njoftimit për albumin, Drake ka lansuar edhe katër këngë të reja, të cilat premtojnë se projekti i tij do të rezultojë i suksesshëm. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.