Messi mezi pret lindjen e djalit
Falënderoj Zotin për gjithçka që më ka dhënë. Mezi po pres që djali im të vijë në jetë dhe të jem me të. Kështu ka deklaruar futbollisti argjentinas, Lionel Messi.Ditë më parë u raportua se e fejuara e yllit të Barcelonës, Antonella Roccuzzo, ka sjellë në jetë djalin e tyre, mirëpo lajmi u përgënjeshtrua.
25-vjeçari pritet të bëhet baba këtë muaj, ndërsa djali do të quhet Thiago.
“Tashmë po e paramendoj se si fëmija im do të bëjë tifo për Barcelonën”, ka thënë Messi për Fox Sports Radio. /Telegrafi/