Metallica ka 600 këngë të reja, por akoma nuk do të publikojë album

21:28 / 22.06.2013

Anëtarët e “Metallica” kanë deklaruar se kanë të gatshme rreth 600 këngë të reja, disa nga të cilat do të jenë të pranishme në albumin e ri të grupit.

Rokerët legjendarë kanë thënë se shumicën e materialit e kanë prodhuar gjatë udhëtimeve nëpër turne.

“E kuptoj që njerëzit mezi presin që t’i dëgjojnë këngët e reja dhe ne mezi po presim, por nuk mund të bëjmë asgjë me forcë. Asgjë në jetë nuk bëhet shpejtë, kur të jemi të gatshëm, do të vijë koha edhe për albumin edhe për koncertet në të cilat do ta performojmë albumin e ri”, ka deklaruar bateristi Lars Ulrich.

Albumi i fundit i “Metallica”, "Death Magnetic”, është publikuar në vitin 2008. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.