Mila Kunis: Varfëria më ka ndihmuar
Mila Kunis është e bindur se të qenit një fëmijë i varfër i ka ndihmuar asaj drejt suksesit.Aktorja thotë se duke qenë vajzë e emigrantëve të varfër nga Ukraina, i ka ndihmuar asaj të zhvillojë “lëkurën e trashë” e cila nevojitet për të mbijetuar në Hollywood.
“Ju e ndërtoni vetë. Babai im gjithmonë ka thënë se kam një shpinë të fortë. Jam rritur në LA, nuk jam rritur në pasuri ose as në një klasë të mesme, ne ishim shumë të varfër dhe ju mësoni se si është jeta shumë shpejt”.
“Këshilla më e mirë që më është dhënë? Se ndonjëherë është në rregull të gabosh – nuk mund gjithmonë të jesh e sigurt”, ka thënë Mila./Telegrafi/