Miriami reagon ndaj kritikave “pa vend” të shqiptarëve

13:21 / 27.12.2012
Miriam Cani ka shprehur revoltën ndaj kritikave, sipas saj, pa vend që shqiptarët ua adresojnë artistëve. Duket se i gjithë ky zemërim ka filluar nga debati lidhur me këngën fituese të Festivalit të 51-të në TVSH, e cila është përfolur të jetë vjedhur nga serbët.

“Ta komentosh këngëtaren Rihanna (duke e quajtur) ‘llumi i vipave pa pikë talenti që ka bërë sukses vetëm me skandale’… Këtë vetëm në Shqipëri e kam dëgjuar për herë të parë në këto vite!”

“Një artiste 23 vjeçe, 140 milionë disqe të shitura, 7 albume, 43 videoklipe, në bazë të shitjeve ajo renditet në vend të dytë në të gjithë historinë e muzikës e këngëtareve femra. 6 Grammys, mbi 50 Aëards. Deri më tani ka realizuar 11 turne në të gjithë botën (turneu i fundit në vitin 2011 prej 99 koncertesh nëpër botë)... Vetëm me 23 vjeç! Etj., etj.”.

“E njëjta gjë po bëhet madje edhe me artisten shqiptare Rita Ora. I njëjti fenomen ndodhi me Rona Nishliun. Të njëjtën gjë po bëjnë me këngën fituese të festivalit. Fryma negative përcillet vetëm nga bashkatdhetarët. Lexon komente në të gjitha gjuhët e botës që përkrahin shqiptarët të sapopërmendur dhe lexon fyerje ndaj tyre në gjuhen tënde! Turp! Kur nuk duam veten, mos të presim respektin dhe dashurinë nga të huajt! Duhet të fillojnë të logjikojnë me vend para se të presin ndryshime në këtë vend! Sepse kjo frymë dhe ky qëndrim reflekton realitetin, frymën dhe kulturën e Shqipërisë. Çdokush duhet të fillojë nga vetja. Nuk është vonë! Ende nuk është vonë!”, ka shkruar Miriami në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Miriam Cani
Miriam Cani
CULT
Ujori
Puna: Ditë për të pushuar
Shendeti: Nganjëherë bëni ndonjë kontroll
Dashuria: Bëni një lëvizje përpara
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.