Mjeku i Jackson shpreson ta dëshmojë pafajësinë
Conrad Murray, mjeku i ikonës së ndjerë të muzikës pop, Michael Jackson, ka kërkuar nga gjykata që t’ia lejojë ta dëshmojë pafajësinë.Ai beson se mund të dëshmojë se këngëtari vet e ka marrë dozën vdekjeprurëse të propofolit – shkruan TMZ.
Vitin e kaluar Murray është shpallur fajtor për vdekjen e Mbretit të muzikës pop dhe është dënuar me katër vjet burg.
Gjatë kohës së gjykimit, prokurorët pohuan se mjeku e kishte përzier propofolin me lidokainën, para se Jackson ta fuste në infuzionin, i cili rezultoi fatal për këngëtarin. /Telegrafi/