“Muzikë klasike dhe ritëm” në Prishtinë

10:30 / 14.12.2012

Për herë të parë në Kosovë do të mbahet koncerti me muzikë klasike nga sopranot kosovarë.

Koncerti i quajtur “Muzikë klasike dhe ritëm (Orientale dhe Flamenco)”, do të mbahet për herë të parë në vendin tonë, me qëllimin për të promovuar një stil të ri të muzikës klasike në vend.

Në këtë ngjarje, do të performojnë emra të njohur të muzikës klasike si Agron Shujaku (piano), Ertan Iliyaz (bateri), Besa Lugiqi (soprano), Arzie Jusufi (violonçel), Xhemil Gjini (perkusion), e të tjerë.

Ky koncert do të mbahet me datën 23 dhjetor (e diel) me fillim në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Prishtinës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.