Naomi dëshiron të jetë vrapuese olimpike
Naomi Campbell dëshiron të jetë një vrapuese olimpike pasi kjo i duket shumë “elegante”.Supermodelja 41-vjeçare është kënaqur duke përcjellë vrapimet në distanca të shkurtra në lojërat olimpike Londra 2012 dhe veçanërisht admiron “elegancën” e vrapueseve.
“Nëse do të isha atlete do të doja të isha vrapuese. Kjo duket shumë elegante – dhe përfundimisht do të mund të arrija diçka”, ka thënë modelja për revistën Vogue. /Telegrafi/