Nëna e Eda Zarit: Ajo na vodhi pasurinë me dokumente false!

17:29 / 16.03.2013
Nëna e këngëtares Eda Zari, Zhane Zari, e ka akuzuar të bijën për falsifikim dokumentesh në marrjen e pronave të familjes, ku pjesëtarë janë edhe fëmijët e tjerë.

“E kam të vështirë më besoni, se jam një grua që i ka kaluar të ’70-at dhe kurrë s’e kam menduar se do përballesha në këtë moshë me vajzën time të vogël, Edën, të cilën bashkë me bashkëshortin e çuam që 17 vjeç në Gjermani, ku filloi studimet në Muzikë, pra i mundësuam një jetë ndryshe për ta çuar më tej talentin e saj…”.

“Arsyeja është që unë konstatova se Eda ka përvetësuar padrejtësisht dy prona të familjes, duke falsifikuar dokumentet dhe kjo më çuditi. I kërkova sqarim në telefonon, po ajo u mërzit shumë dhe tashmë nuk komunikojmë më fare”.

“Bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe një dyqan 64 metra katrorë në lagjen ‘21 Dhjetori’ në Tiranë. Për apartamentin në Durrës mu desh të kërkoja dokumentet e kontratës së shitblerjes që im shoq, i cili tashmë nuk jeton më prej pesë vjetësh pasi humbi jetën në një aksident tragjik, e kishte blerë në emrin e tij. Apartamenti kushtoi 50 milionë në atë kohë dhe ne i paguam në dorë personit që na e shiti vetëm 20 milionë. Pjesën tjetër ramë dakord ta shlyenim me këste mujore, që ishte një milion e gjysmë të vjetër në muaj. Të gjitha faturat u paguan nga im shoq, Ismaili, kur ishte gjallë, ndërsa këstin e fundit të shtëpisë e pagoi Eda. Para një muaji, kur hapa dokumentet e shtëpisë, pashë që ajo me shkrim dore kishte shtuar emrin e saj Eda, para Ismail Zari, që është babai i saj, i cili kishte blerë shtëpinë. E telefonova dhe i kërkova të më jepte sqarime se përse e kishte bërë një veprim të tillë pa më thënë mua dhe ma preu shkurt, që shtëpia ishte e saj, pra e kishte blerë ajo. Unë me të drejtë i kërkova të më thoshte arsyen, se më kishte marrë dokumentet origjinale, të cilat i kishte falsifikuar, duke shtuar para emrin të babait emrin e saj”.

“Shkova te noteri që ishte marrë me këto dokumente dhe ai u acarua kur i kërkova dokumentin. Më tha të pija një kafe derisa ta gjente dosjen dhe pastaj më dha një dokument që vërteton se Eda është pronarja e shtëpisë. Por unë dyshoj se është falsifikuar gjithçka... Eda këmbëngul që shtëpinë në Durrës e ka blerë vetë ajo, ndërsa unë jam dëshmitare që atë shtëpi e kam blerë unë me bashkëshortin”, ka rrëfyer nëna e këngëtares në një intervistë për Panorama. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Eda Zari
Eda Zari
CULT
Gaforrja
Puna: Mundësi të vogla fitimi
Shendeti: Pa shqetësime
Dashuria: Jeni shumë të vrazhdë në bisedime
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.