Nicki Minaj kritikon reperët
Reperja e njohur amerikane ka vënë tani nën snajperin e saj reperët dhe të gjithë ata që po hyjnë në industrinë e muzikës, duke thënë se po tentojnë që me para të arrijnë famën. Nicki, e cila njihet për hitet “Moment for Life” dhe “Super Bass” ka kritikuar një pjesë të atyre që janë të famshëm, duke thënë se janë tepër materialist.
“Niggas sell their souls for 15 mins of fame”, ka shkruar Nicki në Twitter, që në shqip do të thotë: “Ata po shesin shpirtin e tyre (me para) për 15 minuta famë”. /Telegrafi/