Nis Festivali DAM

15:06 / 22.03.2009

Festivali Ndërkombëtar i Muziktarëve të Rinj "DAM 2009" këtë vit shënon edicionin e katërt. Gjatë 6 mbrëmjeve do të prezantohet rreth 200 muzikantë nga Kosova, Maqedonia, Franca, Rumania, Gjermania, Japonia, Zvicra dhe Hungaria.

Hapjen e festivalit do ta bëj Orekstra Kamertale “Arcata Stuttgart” nga Gjermania me dirigjent Patrick Strub. Këtë edicion do të shënohen tri koncerte recitale të artistëve të rinj si: Riad Ymeri-tenor nga Kosova, Ognenka Gerasimovska-pianiste nga Maqedonia dhe Selina Cuonz-harpiste nga Zvicra.

Risi e këtij edicioni është thellimi i bashkëpunimit të festivalit DAM me Filarmoninë- Opera e Kosovës. “Duke iu falënderuar drejtorit të këtij institucioni kemi arritur të realizojmë koncertin e Orkestrës Simfonike me solistët dhe dirigjentët e rinj”, ka thënë menaxherja e festivali Yllka Rexhepi.

Dirigjentët Ylber Asllanaj, Edon Ramadani dhe Lindita Isufi do të dirigjojnë pjesë të zgjedhura me Orkestrën. Ndërsa solistët Neritan Hysa-pianist dhe Visar Kuqi-violinë do të shoqërohen nga kjo orkestër nën dirigjimin e japonezit Toshio Yanagisaëa.

Surpriza e këtij edicioni është prezantimi i shfaqjes së re të dyshes franceze DUEL, Paul Staicu-piano dhe Laurent Cirade-violonçel.

Në festivalin DAM nga shkollat muzikore këtë vit përfaqësohen: Akademia e Muzikës “Franc Liszt” nga Hungaria, Universiteti i Shkencave dhe Arteve në Lucern të Zvicërs, Fakulteti i Artit Muzikor në Shkup - Maqedoni, Fakulteti i Arteve – dega e muzikës në Prishtinë - Kosovë etj.

Risi e këtij edicioni është edhe involvimi në festival i muzikantëve ende më të rinj. Këtë vit në festival për herë të parë në një paraqitje në një festival ndërkombëtar prezantohet Orkestra “Air Music” me dirigjent Kushtrim Gashin.

Koncertet mbahen në Teatrin Kombëtar dhe Pallatin e Rinisë dhe hyrja është gratis për të gjithë. /ktv/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.