Noçja bëhet gati për martesë?
Noçja, banorja e “Big Brother 1”, raportohet se mund të jetë afër martesës, por jo me Olsin, me të cilin bënë bujë me lidhjen e tyre brenda shtëpisë.Ish-banorja e shtëpisë së famshme, Najada Konomi, ka befasuar fansat e saj në Facebook pasi ka publikuar një foto me fustan të bardhë.
Noçja, e cila për vite me radhë ishte në lidhje me banorin tjetër të Big Brother 1, Olsin, së fundi është parë në shoqëri të një djaloshi tjetër, edhe pse nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje me të.
Por pavarësisht të mbajtjes sekrete të lidhjeve, ajo ka pozuar me fustan të bardhë dhe fotot i ka publikuar në faqen sociale, duke nxitur spekulime se ajo mund të jetë fejuar dhe afër martesës. /Telegrafi/