Liam Neeson ka thënë se nuk ka gjasa që të xhirohet edhe vazhdimi i tretë i filmit “Taken”.
Aktori irlandez e ka përsëritur rolin e Bryan Mills në filmin “Taken 2” që flet edhe për mafinë shqiptare. Në këtë film, Mills dhe gruaja e tij kidnapohen në Stamboll nga familjarët e shqiptarëve të vrarë në filmin e parë, ndërsa vajza e tij (e cila në filmin e parë kidnapohet nga shqiptarët), mundohet t’i shmanget fatit të prindërve të saj.
“Thjeshtë nuk shoh ndonjë mundësi për xhirimin e pjesës së tretë. Mendoj se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Nuk shoh asnjë mundësi për një skenar për të cilin reagimi i parë i publikut do të jetë: ‘Vërtet? Përsëri e kanë kidnapuar?’”, ka thënë 60-vjeçari për revistën Empire.
“Taken 2” do të fillojë të shfaqet nëpër kinema në muajin tetor, ndërsa disa role të shqiptarëve do t’i luajnë aktorët turq, ndërkaq aktori serb i lindur në Kroaci, Rade Serbedzija, luan rolin më të rëndësishëm të një shqiptari që quhet Murad Krasniqi. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.