“Nuk është bukur kur gjyshja nxjerr gjirin”
Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, është e njohur për provokimet e shumta në publik gjatë karrierës së saj, ndërsa së fundmi duket se e ka tepruar.Gjatë një koncerti në Stamboll, këngëtarja nxori gjirin në skenë, kurse fansat e saj anekënd botës nuk e kanë pritur mirë këtë veprim.
Në rrjetet sociale, ata kanë shkruar kritika të shumta për 53-vjeçaren duke thënë se ajo është shumë e moshuar për ta treguar trupin e saj në atë mënyrë.
“Përveç moshës, ajo ka fëmijë... Nuk është seksi ta shohësh një femër, e cila mund të jetë gjyshja ime, se si e nxjerr gjirin... Ky është momenti më i turpshëm dhe më dëshpërues në historinë e muzikës... Nuk duhet t’i tregoni gjinjtë për të qenë interesantë...” – këto janë disa komente të fansave dhe kritikëve. /Telegrafi/