Nuk ka duel boksi mes Drake dhe Chris Brown
Përfaqësues të yjeve Chris Brown dhe Drake, i kanë hedhur poshtë spekulimet se të dy rivalët mund të hyjnë në ring për një duel boksi multimilionësh. Kishte bërë bujë lajmi se për një marrëveshje prej disa milionë dollarëve të dy yjet mund të përballen me njëri-tjetrin, ndërsa fitimet e biletave do t’u shkonin familjeve të varfëra për bamirësi.
Në fillim, Drake tha se do ta përfundonte duelin për dy raunde, teksa Chris Broën ka deklaruar pas këtyre raporteve se do të ishte duel i mrekullueshëm.
“Ky tregim është i rrejshëm”, ka potencuar menaxhmenti i Drake vetëm një javë pas deklaratës së vet reperit.
Besohet se promoteri Damon Feldman u ka ofruar nga pesë milionë dollarë të dyve për t’u paraqitur në ring dhe për të shqyrtuar një duel, e që si duket nuk është marrë parasysh nga menaxhmentet e tyre.
Drake dhe Chris Brown ishin përfshirë në një përleshje të madhe të nisur nga ata vet në një klub nate të Neë Yorkut. Shkak i rrahjes ishte askush tjetër pos Rihanna. /Telegrafi/