Ora (letrare) e pavarësisë!
Me rastin e katërvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe Njëqind vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve të Kosovës, është mbajtur Ora e Pavarësisë, nën moton ‘Kosova është gjaku im që nuk falet’.Me këtë rast krijimet e tyre i lexuan shumë poetë të njohur, si Ali Podrimja, Agim Vinca, Ibrahim Kadriu etj. Kjo orë letrare,nga akademik Rexhep Qosja u vlerësua ora më e madhe dhe më simbolike e shkrimtarëve,të cilët ishin ndërgjegjja e zgjuar e kombit dhe lajmëtarë të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Për kontributin e dhënë në Pavarësinë e Kosovës me mirënjohje u nderuan dhe u shpërblyen: Adem Demaçi, Akademik Rexhep Qosja, Ramiz Kelmendi, Ali Podrimja, Agim Vinca, Jusuf Buxhovi, Leonora Jakupi dhe Shaqir Foniqi.
Këtë tubim të letrarëve e ndihmuan Ministria e Diasporës dhe ajo e Kulturës e Republikës së Kosovës dhe ishte pjesë e programit të këtyre Ministrive për shënimin e Pavarësisë së Kosovës në nivel kombëtar! /Telegrafi/