Parashqevi Simaku pëson paralizë, nuk mund të këndojë
Këngëtarja shqiptare, Parashqevi Simaku, ka pësuar paralizë të pjesshme në fytyrë, që ia mohon asaj këndimi. Lajmi pos që nuk është pritur mirë nga vet këngëtarja, është pritur me keqardhja nga dashamirët e muzikës anëembanë trojeve shqiptare.
Këngëtarja e cila nuk jeton në Shqipëri, ka shprehur për mediat shqiptare mallin për atdheun, ndërsa me muzikë as që ka mundur të merret.
Kjo për shkak se së fundmi ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj, një shtetas amerikan, i cili ishte dhe menaxheri i saj. Këngëtarja shqiptare jeton me djalin e saj 10 vjecar, Luke. /Telegrafi/