Paris Hilton punon me FloRidan
Paris Hilton është duke u kënaqur duke punuar për këngët e reja me FloRidan. Trashëgimtarja e hoteleve thotë se po kënaqet shumë me krijuesin e hitit “Good Feeling” dhe Dj Afrojack, me të cilët po punon për albumin e saj të dytë.
“Sapo mbarova regjistrimin e tri këngëve për vetëm një natë. Punova shumë dhe ndihem krenare. Aq e kënaqur me atë që po del”, theksoi Paris në Twitter. /Telegrafi/